Le të njihemi me Komunën tonë: Si funksionojnë sektorët e Komunës së Tetovës? (Pjesa I)

Administrata e Komunës së Tetovës është e organizuar në 11 sektorë, të cilët mbulojnë të gjitha fushat kryesore të kompetencave të pushtetit lokal. Përveç tyre, në kuadër të administratës funksionojnë edhe disa njësi të pavarura organizative dhe njësi të specializuara brenda secilit sektor, të cilat sigurojnë funksionimin efikas të institucionit. Sipas organogramit zyrtar, sektorët janë: […]