Rreth organizatës

CAD
Rreth organizatës

Aleanca Civile për Zhvillim (ACZH) është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse me seli në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, e dedikuar për nxitjen e përfshirjes sociale, fuqizimin e të rinjve, barazinë gjinore, transformimin digjital dhe zhvillimin e qëndrueshëm të të rinjëve. Duke punuar në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, Aleanca Civile për Zhvillim punon për të krijuar mundësi për individët dhe komunitetet që të marrin pjesë aktive në formësimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe inovative.

Përmes edukimit, ndërtimit të kapaciteteve, angazhimit të komunitetit dhe avokimit, organizata adreson sfidat kryesore shoqërore, duke promovuar qytetarinë aktive, mundësitë e barabarta dhe kohezionin shoqëror. Aleanca Civile për Zhvillim zbaton një gamë të gjerë aktivitetesh, duke përfshirë programe trajnimi, punëtori, fushata ndërgjegjësimi, iniciativa rinore, diskutime publike dhe projekte bashkëpunimi ndërkombëtar, me një fokus të veçantë në në programe të financuara nga BE.

Organizata vepron në një mjedis shumëetnik dhe shoqëri të larmishëm, duke mbështetur të rinjtë, gratë dhe grupet vulnerabël, veçanërisht ata që jetojnë në komunitete rurale dhe të pashërbyera. Duke kombinuar qasje inovative, partneritete dhe praktika inogative të edukimit, Aleanca Civile për Zhvillim i ndihmon individët të fitojnë aftësitë, njohuritë dhe vetëbesimin e nevojshëm për të kontribuar në ndryshime pozitive shoqërore.

Aleanca Civile për Zhvillim është e përkushtuar ndaj standardeve të larta të transparencës, llogaridhënies dhe menaxhimit të cilësisë. Përmes planifikimit të strukturuar, monitorimit të vazhdueshëm, proceseve të vlerësimit dhe përputhshmërisë me standardet evropiane të menaxhimit të projekteve, organizata siguron zbatimin efektiv dhe ndikimin afatgjatë të iniciativave të saj.

Sot, Aleanca Civile për Zhvillim vazhdon të shërbejë si katalizator për progresin shoqëror duke promovuar edukimin, inkluzionin, inovacionin, përgjegjësinë mjedisore dhe zhvillimin e udhëhequr nga komuniteti, duke krijuar mundësi të qëndrueshme për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.